Kuriozitet

I dehuri hyn në kafazin e luanëve “për t’ju folur për dore”

Një 35 vjeçar i dehur ka hyrë brenda rrethimit të luanëve në një kopsht zoologjik me qëllim që të shtrëngojë duart me luanët.

Ai u drejton dorën “për të ju folur” luanëve nga afër, në parkun zoologjik Nehru në Indi.

Njerëzit që gjendeshin aty dëgjohen duke bërtitur nga frika dhe duke gjuajtur gurë në drejtim të luanëve për t’i larguar ata.

Çuditërisht luanët frikësohen dhe nuk e lëndojnë atë, ndërsa ai më pas u largua nga aty nga rojet e kopshtit zoologjik e pastaj u arrestua nga policia.