Kuriozitet

Ish-lojtari i futbollit amerikan shpëton foshnjën që po binte nga ndërtesa në flakë

Phillip Blanks ka luajtur futboll amerikan gjatë kohës në kolegj në Kaliforni. Ishte përgjegjës për të kapur topat. Ai po ashtu ka shërbyer në Marinën amerikane.

E gjithë kjo përvojë i është shpaguar në mënyrën më të mirë të mundshme më 3 korrik kur Blanks priti një djalosh trevjeçar që po binte nga një apartament që po digjej në një ndërtesë në Phoenix të SHBA-së.

Derisa trevjeçari mbijetoi falë sportistit Blanks, nëna e djaloshit vdiq në apartamentin e djegur. Për fat Blanks ka qenë në gjendje të ndalojë një vdekje tjetër, ka raportuar SI të enjten.

“Në fund të fundit kjo është puna ime. Ishte gjithçka shpejtë, gjithçka e turbullt. Derisa kam vrapuar kam parë vetëm një gjë. Kam parë vetëm foshnjën”, ka thënë Blanks.

“Nuk ka pasur shumë kohë për të menduar. Vetëm kam reaguar”.

Blanks tani punon si truprojë.