Kuriozitet

Zhytësi rastësisht zbulon në Meksikë një kompleks të madh industrial nga parahistoria

Foto: Nationalpost

Ishte thjeshte fati që çoi në zbulimin e minierës me të hershme të okrës në Meksikë. Përshkruhet si kompleks i madh parahistorik i vjetër 12 mijë vjet, ku Paleoindianët kërkonin këtë mineral të vlefshëm të pasur me hekur, e i cili ishte faktor i madh në evolucionin e njerëzve.

Kjo ndodhi në vitin 2017, kur një instruktor kanadez i zhytjes kaloi nëpër një ngushticë, duke u bërë i pari i cili kishte hyrë në një hapësirë të panjohur në kompleksin e shpellave Quintana Roo, në gadishullin lindor Yucatan në bregun Karaib të Meksikës, shkruan National Post.

Fred Decospo mësonte një kurs për zhytje nëpër shpella nënujore, kur një student kishte spikatur një tunel të errët.

Shpejt pas kësaj, Devos dhe Sam Meacham notuan nëpër tunel. Eksplorimi i tyre i çoi së pari në një vend të hapur e pastaj sërish nën ujë, e nëpër një ngushticë, nëpër të cilën me siguri Devos ishte i pari njeri që ka hyrë, në kohërat moderne.

“Shohim gjithfarë gjërash në këto shpella”, ka thënë Meacham në një intervistë. Gjatë viteve ata kishin parë shumë gjera interesante, si për shembull grumbuj te gurëve të vendosur një përmbi tjetrin. Shpellat tjera aty afër kishin pasur edhe eshtra të njerëzve, si për shembull të Naias, një skelet i vjetër 13,000 vjet i një vajze adoleshente, transmeton KOHA.

Në disa pjesë, dyshemeja e shpellës ishte thyer për të zbuluar shtresën e okrës. Kishte gropa, vegla të gurit, grumbuj të gurëve të thyer nga hapja e gropave, gurë të vendosur në mënyra specifike për të shënuar drejtimet, mangall qymyri e shumë gjëra tjera. Të gjitha gjetjet janë publikuar në detaje në revistën Science Advances.

Ky hulumtim paraqet “dëshmi shumë të ruajtura që tregojnë se njerëzit po eksploronin sistemet nëntokësore të shpellave për të mbledhur okrën, një pigment i oksidit të hekurit që është përdorur shumë nga banorët e parë të Amerikës Veriore”, thuhet në raport.

Njerëzit në Amerikën Veriore mendohet se kanë ardhur para 14,000 vjetësh nga veriu. Në vitin 2018, zbulimi i varreve të dy fëmijëve në Alaska, që janë varrosur ceremonialisht 11,500 vite më parë dëshmoi teorinë se njerëzit, pas nisjes nga Afrika dhe përhapjes nëpër Azi, dalë ngadalë migruan nga Siberia e për në Alaskë brenda kontinentit amerikan, disa nëpërmes ujërave të Paqësorit, tjerët nëpër mes rrugëve tokësore, varësisht nga aktiviteti i akullnajave.

Okrat, që është term për ngjyra të ndryshme të oksidit të hekurit të përziera me argjilë dhe rërë, janë paraqitur në çdo aspekt të këtij civilizimi.