Kuriozitet

Jep dorëheqje si këshilltar në një Komunë të Spanjës pasi bëri dush gjatë video-takimit

Një këshilltar i një komune në veri të Spanjës ka dhënë dorëheqje pasi që pa qëllim shfaqi veten duke bërë dush gjatë një takimi të këshillit në internet, mbledhje e cila po shfaqej drejtpërdrejt në internet.

Në fillim të javës këshilltarët në Torrelavega u mblodhën online për të biseduar rreth çështjeve që po përballet kjo komunë me 52,000 banorë. Duke folur për protokollet e vendosura për shkak të koronavirusit, takimit iu bashkuan me dhjetëra këshilltarë dhe mbledhja u transmetua drejtpërdrejt në internet për gazetarë dhe banorë.

Gjatë mesit të takimit, Bernardo Bustilo i cili punon gjysmë orari me komunën, filloi të frikësohej se nuk do të arrinte të bënte dush dhe të dërgonte të bijën për detyrat e saja në shkollë - para se të shkonte në punën e tij të dytë si instruktor i notit, shkruan The Guardian.

Andaj, ai erdhi me zgjidhjen që të futë kompjuterin në tualet dhe të minimizon ekranin e chatit, dhe të dëgjon takimin gjersa po bënte dush, transmeton KOHA.

Por si një makth i vërtetë i vitit 2020, gjersa kolegët e tij po flisnin për planin qe të pastrohej një lum lokal, në skaj të ekranit doli imazhi i tij gjersa po bënte dush, për fat i mjegulluar nga xhami i avulluar.

Filloi shqetësimi përgjatë tërë takimit derisa po dilte nga dushi.

“Thojini diçka Bernit, shpejtë”, tha njëri nga kolegët. Tjetri pyeti “A mund ta shkyçim apo ndonjë gjë?”. Së shpejti kryetari mori kontroll të situatës dhe e ndali takimin në tërësi. Kësisoj, erdhi edhe deri te dorëheqja. Bustillo tha se përvoja e tij si instruktor i notit e kishte bërë të ndihej rahat me trupin e tij. Por shtoi se i vinte keq që kjo ia përfundoi jetën politike.

Ky nuk është i vetmi tregim i fatkeqësisë apo moskujdesit në punën nga larg dhe takimeve online.

Muajin e kaluar një ministër i Irlandës shfaqi imazhe të vetes pa pantallona në takimin e transmetuar drejtpërdrejtë të Parlamentit Evropian pasi që e kishte vendosur iPadin e tij vertikalisht në vend se ta vendoste horizontalisht.