Lëmsh

Flokët e shpeshta të kësaj foshnjeje të porsalindur po “shokojnë” botën

Flokët e shpeshta të kësaj foshnjeje të porsalindur po “shokojnë” botën

Një nënë e dy fëmijëve, e cila besonte se foshnjat kur lindin nuk duhet të kenë flokë, mbeti e shokuar ku mësoi se vajza e saj kishte flokë të zinj dhe të dendur. Alexandra Jechorek, 21 vjeçe nga Dublini i Irlandës, nuk u besoi syve kur pa rezultatet e grafisë që bëri në javën e 34 të shtatzënisë. Imazhi i përfituar nga grafia, tregonte sasi të mëdha flokësh, gjë e cila konfuzoi edhe mjekët.

“Kur pashë skanimin nuk munda t’i besoja syve. Isha në javën e 34 të shtatzënisë dhe vajza kishte flokë shumë të dendur. Unë ju betohem, isha me idenë që fëmijët lindin pa flokë, pasi dhe djali po ashtu erdhi në jetë. Kjo që ndodhi me vajzën ishte befasuese si për mua dhe për mjekët”, u shpreh Alexandra.