Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Argjentinë zbulohen mbetjet e një specieje të re dinosauri

Mbetjet e një specie të re dinosauri mishngrënës me krahë, që ka jetuar në Patagoni rreth 90 milionë vjet më parë, është zbuluar në Argjentinë, njoftuan paleontologët, transmeton BW.

Sipas Agjencisë së Zbulimeve Shkencore të Universitetit Kombëtar të La Matanza-s, mbetjet e kafshës, të cilat nuk i kalojnë një metër e gjysmë gjatësi, u gjetën në një vend në provincën e Rio Negro-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Specia e re u emërtua “Overoraptor chimentoi” dhe i përket grupit të dinosaurëve mishngrënës të quajtur “Paraves”, tha Matias Motta, studiues në Muzeun e Shkencave Natyrore (MACN).

Studiuesit theksuan se zbulimi i këtyre mbetjeve mund të sigurojë informacione të rëndësishme mbi evolucionin e zogjve.