Kuriozitet

Anija 1000 vjeçare e vikingëve gjendet e groposur në një ishull

Zyrtarët nga një zonë e Norvegjisë kanë lajmëruar se kanë gjetur një anije 1,000 vjeçare të vikingëve të groposur në ishullin e njëjtë ku ishte gjetur një anije e ngjashme para gjashtë muajve, shkruan UPI.

Komuna e More dhe Romsdal tha se anija me tetë vela e gjatë afro 12 metra u gjet e groposur në ishullin Edoya, më pak se 150 metra larg nga vendi ku u gjet një anije tjetër Vikinge e periudhës së njëjtë në fund të vitit 2019.

Anija u gjet me anë të gjeo radarëve, thanë zyrtarët. Radari gjithashtu ndihmoi në identifikimin e dy shtëpive dhe pesë gërmadhave të varrezave.

“Kjo na ndihmon të kuptojmë se Edoya ka qenë qendër e fuqive gjatë Kohës së Hekurit”, tha Bjorn Ringstad, konservatori i këtij rajoni, transmeton KOHA.

Ringstad tha se groposja e anijeve ishte pjesë e traditës së varrimeve për anëtarët e pasur të komunitetit.

“Ata merrnin anijen apo barkën me vete në varr,” shtoi ai.