Kuriozitet

Kohë pandemie, martesa në rrugë

Një grup shokësh, të goditur keq nga masat kundër koronavirusit në New Jersey, ka organizuar një aheng për një çift.

Dyshja kishte anuluar ceremoninë e martesës, shkaku i përhapjes së koronavirusit, ndërsa miqtë organizuan një aheng midis një rruge. Madje, u shërbyen edhe me tortën e martesës.

“Kjo është befasia më e mirë që e kam përjetuar ndonjëherë”, ka thënë nusja Bec Mahan.

Shokët, fqinjët dhe të afërmit e rrethuan çiftin nga dritaret e shtëpive.

Në New Jersey janë konfirmuar 4 mijë e 331 raste, ndërsa 200 persona kanë vdekur.