Shtetet e ndryshme të botës kanë ndërmarrë masa të pashembullta për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke nisur prej atyre më ekstremeve e deri te ato më të qetat dhe më kreativet.
BBC-ja ka listuar disa prej shteteve me masat më të pazakonta, të cilat janë zbatuar me qëllim të uljes së rasteve dhe luftimit sa më efikas të virusit pandemik.
Panamaja
Shteti i Amerikës Qendrore ka konfirmuar gati 1 mijë raste të infektimit me virusin COVID-19. Ky shtet ka vendosur që të zbatojë masën e izolimit të rreptë, duke i ndarë njerëzit në baza gjinore ashtu që të parandalohet përhapja e virusit.
Duke nisur nga e mërkura, burrat dhe gratë mund të dalin nga shtëpitë e tyre për dy orë në ditë, ama në ditë të ndryshme prej njëri-tjetrit. Teksa askujt nuk i lejohet dalja gjatë së dielave.
“Kjo karantinë e ashpër nuk po bëhet për asgjë tjetër veçse për t’ua shpëtuar juve jetën”, ka thënë Juan Pino, ministër i Sigurisë në Panama.
Kolumbia
Në disa qytete kolumbiane njerëzit mund të dalin jashtë bazuar në numrin e fundit në letërnjoftimet e tyre. Për shembull, banorët e Barrancavermejas që kanë numrat e fundit zero, shtatë apo katër, mund të dalin të hënave. Ata me numrin e fundit një, tetë ose pesë mund të dalin gjatë të martave. Një propozim të ngjashëm është duke e shqyrtuar edhe Bolivia fqinje.
Serbia
Qeveria e Serbisë e ka zbatuar javën e kaluar “orën e shëtitjes së qenit”, duke e rezervuar për këtë qëllim intervalin kohor midis orës 20:00 deri 21:00, për të gjithë ata që janë të izoluar.
Artikullin e plotë mund ta lexoni falas në gazetën KOHA Ditore - Për t'u regjistruar kliko këtu