Kuriozitet

Oops: Presidenti Thaçi lëpin gishtin dhe ia huq emrin koronavirusit

Presidenti i Kosovës, Hashim thaçi gjatë konferencës së djeshme nuk i ka dëgjuar thirrjet e ekspertëve për të mos prekur fytyrën në kohë pandemie.

Presidenti Thaçi gjatë konferencës ka lëpirë gishtin e tij për të ndërruar faqet e fletëve të cilat ai i lexonte.

Thaçi si duket e ka problem të shqiptojë edhe emrin e virusit të shpallur tashmë pandemi nga OBSH-ja, e i cili ka përfshirë të gjithë botën, COVID-19.