Lëmsh

Himni i mjekëve italianë për luftën ndaj koronavirusit

Himni i mjekëve italianë për luftën ndaj koronavirusit

Është shndërruar në himnin e mjekëve një video muzikore e krijuar nga një grup mjekësh të cilët rekomandojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e inkurajojnë punonjësit sanitarë e vullnetarët të mos dorëzohen në këtë moment të vështirë që po kalon Italia e përfshirë nga pandemia e COVID 19.

Himni është frymëzuar nga muzika e këngës së Lucio Batistit me tekst të Mogol me titull "Il mio canto libero" (Kënga ime e lirë"), transmeton kp.