Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Papa Françesku anulon takimet pasi u sëmurë, një ditë pasi takoi të prekurit me koronavirus

Kishte planifikuar disa takime, megjithatë Papa Françesku u detyrua t’i anulojë të gjitha, pasi u sëmurë.

Zyrtarët në Vatikan thanë se ka një përkeqësim të vogël, e kjo bëri që ai mos të takohet me klerikun e Romës, e askënd tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai preferoi të qëndrojë brenda ambienteve të hotelit”, u shprehën zyrtarët, raporton DailyMail.

Vetëm një ditë më parë, Papa Françesku është takuar me personat që ishin prekur me koronavirus.

Megjithatë, asnjë deklaratë zyrtare nuk është lëshuar për të treguar natyrën e sëmundjes së Papës, transmeton Koha.net.

Disa fotografi tregojnë Papën duke u kollitur e duke u fryrë hundëve.

Ai gjithashtu, në disa foto të djeshme, shihet duke prekur e përqafuar njerëzit, në turmën që u mblodh në sheshin Shën Pjetri.

{gallery}