62 vjeçari thyen rekordin Guinness për qëndrimin në bërryla Foto: Josef Holic

62 vjeçari thyen rekordin Guinness për qëndrimin në bërryla

21 February 2020 23:01

George Hood, ka vendosur rekord të ri Guinness për qëndrimin në bërryla.

Ish-pesëtari i marinës amerikane ka vendosur rekordin e ri sot në Chicago duke qëndruar në bërryla për 8 orë, 15 minuta e 15 sekonda, transmeton Koha.net.

Image

Shumica e njerëzve që janë aktivë në fitnes e kanë problem që të qëndrojnë në këtë pozitë abdominale më tepër se 5-10 minuta, por në moshën 62 vjeçare Hood ka treguar se mund të tejkalohen kufijtë në çdo moshë me përkushtim.

Në total ai ka stërvitur rreth 2100 orë të qëndrimit në bërryla për të arritur këtë rezultat sot.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme