Gepardi kalëron mbi antilopën në pritje të momentit për ta kthyer në pre

Gepardi kalëron mbi antilopën në pritje të momentit për ta kthyer në pre

21 February 2020 09:56

Një sekuencë e mahnitshme e fotografive tregon një çita ose gepard duke hipur në shpinën e një antilope në savanën e Kenias.

Macja e madhe e egër u hodh mbi antilopën duke ngulitur kthetrat e saj në pjesën e pasme të shpinës, përpara se vëllezërit e tij të bashkoheshin dhe të rrethonin prenë e furishme. Kjo konsiderohet si një nga antilopat më të shpejta.

Momenti u kap nga fotografi holandez Dick van Duijn, i cili ishte në rezervatin kombëtar të Maasai Mara, duke gjurmuar pesë vëllezërit çita, të njohur si “pesë të shpejtët”, transmeton Panorama.

“Ne i kemi parë çitat duke ecur në barin e gjatë dhe pak më tej pamë një antilopë,” tha 34-vjeçari.

“Antilopa nuk mund t’i shihte çitat për shkak të barit të gjatë. Shoferi ynë u fut përpara në mënyrë që të mund ta shohim gjuetinë. Fatkeqësisht, ne ishim pak larg, sepse nëse do të afroheshim shumë pranë antilopës, do ta frikësonim atë. Ato janë të zgjuara dhe e dinë se nëse një xhip safari afrohet, ekziston rreziku nga grabitqarët. Sapo filluan ndjekjen ishte një moment kaq i fortë. Ju nuk mund të besoni se sa shpejt mund të lëvizin çitat’, tha ai.

Të njohur për shikimin e tyre të mprehtë dhe shpejtësinë e mahnitshme, çitat janë gjitarët më të shpejtë në tokë në botë, duke arritur shpejtësinë prej 96 km në orë për tre sekonda.

Për krahasim, antilopat arrijnë një shpejtësi prej 80 km në orë shumë shpejtë, por në këtë rast prita e çitave nuk e ndihmoi këtë krijesë.

Pavarësisht kësaj, çita u detyrua të qëndronte në shpinën e presë për një distancë të shkurtër para se të binte poshtë krijesës së pushtuar nga paniku.

“Çitat nuk mund të shkojnë te kasapi ose supermarket lokal për të blerë ushqimin e tyre dhe nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të mbijetuar. Pas këtyre fotove isha shumë i tronditur”, shtoi fotografi.

“Unë e dua këtë lloj fotografie sepse me të vërtetë më pëlqejnë kafshët dhe natyra dhe kurrë nuk e dini se çfarë do të shihni kur jeni në natyrë”.

Nuk dihet se çfarë ndodhi më tej me kafshën e gjorë, nëse shpëtoi apo u vra nga macet e mëdha.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme