Vajza 8 vjeçe vdes nga plakja e parakohshme

17 February 2020 09:10

Një vajzë vetëm 8 vjeçe vdiq nga plakja e parakohshme.

Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, ku mjekët thonë se mosha biologjike e Anna Sakidon ishte afër 80 vjeç kur ajo vdiq pavarësisht se lindi vetëm tetë vjet më parë, transmeton K.J.

Sëmundja e rrallë gjenetike nga e cila vdiq quhet sindroma “Progeria Hutchinson-Gilford”.

Kjo gjendje bëri që eshtrat e saj të rriteshin shumë ngadalë, duke ndikuar në lëvizjen e duarve dhe këmbëve, dhe organet e saj po plakeshin shpejt.

Vogëlushja kishte pësuar shumë probleme shëndetësore dhe kur vdiq peshonte vetëm 17 kg.

Nëna e saj e re, Ivana, tha se ishte e gatshme të sakrifikojë gjithçka për ta parë vajzën e saj të shëndetshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

agroni (Ferizaj).21/02/2020 11:41

Rast Shume i Rende e i Cuditshem e ishalla ZOTI e shperblen me Driten e Amshueshme e ia hap dyert e Parajses...

Shto koment

Të ngjashme