Bëhuni gati për “Hënën e dëborës” në fundjavë

Bëhuni gati për “Hënën e dëborës” në fundjavë

11 February 2020 09:08

Njerëzit në mbarë botën do të kenë mundësinë të shijojnë një shfaqje mahnitëse astronomike të Hënës së plotë në fundjavë, e njohur ndryshe edhe si “Hëna e dëborës”.

Një dukuri e veçantë do të ndodhë me Hënën, saktësisht fenomeni i quajtur “Super Hëna”, ku kjo e fundit afrohet më shumë se kurrë me Tokën.

Për shkak të afërsisë, “Super Hëna” do të duket shumë herë më e madhe, më e ndritshme, pasi orbita e saj do ndodhet pranë Tokës. Kështu, drita e saj do të reflektohet në Tokë më shumë se zakonisht.

Duhet thënë se ky fenomen quhet ndryshe edhe “Hëna e dëborës”, pasi kjo ishte mënyra se si fiset vendase të Amerikës ndiqnin ndryshimin e stinëve.

“Hëna do të jetë e plotë për rreth tri ditë, nga e premtja në mbrëmje, deri të hënën në mëngjes, dhe do të jetë një fundjavë e hënës së plotë”, tha Gordon Johnston i NASA-s.

Këto fenomene të pazakonta janë gjithashtu interesante edhe në aspektin astrologjik.

Astrologët besojnë se “Hëna e dëborës” mund të na ndriçojë rrugën dhe t’i bëjë vendimet tona më të lehta, duke na çliruar nga disa iluzione.

Ndikimi i kësaj periudhe do të ndjehet më së shumti nga personat e lindur në shenjën e Virgjëreshës, Peshqve, Shigjetarit dhe Binjakëve/ATSH.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme