Një festival bore...pa borë

Një festival bore...pa borë

11 February 2020 09:06

Sapporo, 11 shkurt - Festivali i borës është ngjarja e vitit në Sapporo, kryeqyteti i ishullit të Hokkaidos, në veri të Japonisë.

Me dhjetëra mijëra turistë grumbullohen në fillimin e vitit për të admiruar 200 skulpturat masive të akullit, por këtë vit bora i tradhtoi të gjithë.

“Kjo mungesë bore është e pashembullt. Na u desh ta sillnim atë nga vende, ku nuk e kërkonim më parë, siç është Niseko, një qytet rreth 60 kilometra larg Sapporo”, tha Yumato Sato, një nga organizatorët e festivalit të borës, transmeton atsh njoftimin.

Duhen mesatarisht 30 000 tonë pluhur bore të pastër, për të krijuar skulpturat, që variojnë nga personazhet vizatimorë, deri te kuajt e famshëm të racave.

“Bora nuk duhet të ketë pisllëqe, përndryshe skulpturat mund të krisen”, thekson Sato.

Në Sapporo, sasia e borës e rënë këtë dimër është më pak se gjysma e mesatares vjetore, sipas vëzhgimit lokal të Agjencisë Kombëtare Meteorologjike/AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme