Kuriozitet

“Barbie” prezanton kukullat e reja pa flokë e me ‘vitiligo’

Foto: Mattel

Nëse je një vajzë e vogël me gjymtyrë protetike, vuan nga sëmundja ‘alopecia’ apo ke gjendjen e lëkurës së njohur si ‘vitiligo’ (lëkura me shenja të bardha), tani më në fund mund ta gjesh një kukull “Barbie” që duket njësoj sikurse ti.

Linja e re “Barbie Fashionistas” që i është shtuar sivjet kompanisë “Mattel”, ka për qëllim të sigurohet që kukullat e tyre të shfaqin më shumë diversitet shoqëror, shkruan usatoday.

Edhe pse kukulla me gjymtyrë protetike kishte debutuar vitin a kaluar, versioni i këtij viti vjen me ngjyrë më të errët të lëkurës, transmeton Koha.net. Një tjetër model i ri i “Barbie-t” nuk ka fare flokë, një tjetër e ka trupin dhe fytyrën të mbushur me shenja të bardha në lëkurë, dhe version i ri i kukullës mashkull i njohur me emrin “Ken”, vjen me flokë të gjata dhe jo të shkurtra si rëndom.

“Jemi përkushtuar shumë që ta shtojmë diversitetin mes modeleve tona të kukullave dhe t’i promovojmë të gjitha llojet e bukurisë që ekzistojnë… dhe kështu duke e bërë linjën e kukullave 'Barbie' sa më të përshtatshme për shoqërinë tonë”, tha thënë Lisa McKnight, zëvendës presidentja e kompanisë “Mattel”.

Kukullat “Barbie” më parë ishin kritikuar për promovimin e bukurisë femërore joreale. Por, kjo markë e njohur ka punuar shumë këto pesë vjetët e fundit, që të krijojë kukulla të ngjyrave të ndryshme të lëkurës, masave të ndryshme trupore dhe profesioneve më të përgjithshme.