Juan Roman Riquelme ishte figurë e madhe në futbollin e Amerikës së Jugut, gjatë viteve të 2000-ta. Dhe ndikimi i tij ende mund të ndjehet në fushë sot. Në turneun e këtij viti, “Sao Paulo Junior Football Cup” për skuadrat e moshës U-20, në Brazil ishin 11 lojtarë që mbanin emrin e legjendës argjentinase.
Këta janë gjithë lojtarë të rinj të lindur mes viteve 2000 dhe 2005, kur Riquelme ishte në kulm, duke ofruar inspirim perfekt për prindërit e çmendur pas futbollit, shkruan sot Koha Ditore.
Emnakët e tij të rinj, në turneun në Sao Paulo, kanë folur për lojtarin. Rikelmi Valentim i Juventus da Moocas, tregon se një gol i Riquelmes ndaj Palmeirasit në gjysmëfinale të Copa Libertadoresit të vitit 2001, kishte ndikuar te babai i tij. Riquelme kishte marrë topin nga gjysma e fushës dhe kishte vallëzuar përballë kundërshtarëve, për ta shënuar golin e dytë. Palmeiras e fitoi atë ndeshje në penallti dhe, po ashtu, edhe garën.
“Babai im më dha emrin për shkak të ndeshjes që Riquelme pati kundër Palmeirasit”, ka thënë Rikelmi.
Po ashtu, në turne gjenden edhe bashkëlojtarët 17-vjeçarë Riquelmy Mendes Araujo dhe Riquelmo Alves Lima, që luajnë te skuadra braziliane Cruzeiro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)