Lëmsh

Libri shkollor francez sulmet e 11 shtatorit i nxjerr të orkestruara nga CIA

Libri shkollor francez sulmet e 11 shtatorit i nxjerr të orkestruara nga CIA
 

Një shtëpi botuese franceze ka kërkuar falje për një libër shkollor ku sugjerohej se sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA ishin orkestruar nga CIA, shkruan Albinfo.ch, transmeton Koha.net.

Libri universitar i titulluar “Historia e shpejtë e shekullit XX” është publikuar nëntorin që shkoi dhe përmbante teori të pabaza konspiracioni, por pretendimet e faqes 204 u bënë shpejt virale me mediat sociale kur u pikasën nga bija e një mësueseje që e kishte blerë.