Lëmsh

Jeta hebreje 75 vjet pas Aushvicit

Jeta hebreje 75 vjet pas Aushvicit
 

Rabini Michael Schudrich rithemeloi bashkësinë hebreje në Poloni. Gjermanët e shkatërruan tërësisht jetën hebraike gjatë Luftës së II Botërore në Poloni, por tani hebrejtë sërish jetojnë atje sipas rregullave të Torës.

Është gjithmonë e rëndë për Michael Schudrich sa herë i duhet të kalojë përmes portës së ish-kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau. Kryerabini i Polonisë disa herë në muaj vjen në memorialin e ish-kampit të përqendrimit.