Kuriozitet

Veterani 104-vjeçar i Luftës së II Botërore pret t’i dërgojnë letra për Shën Valentin

Një veteran 104-vjeçar i Korpusit Detar të SHBA-së, që shërbeu në Luftën e Dytë Botërore po u kërkon njerëzve që t’i dërgojnë letra për Ditën e Shën Valentinit.

Majori Bill White, një vendas nga Kalifornia, ka pasur një jetë të mbushur me përvoja të paharrueshme. Ai ka mbledhur objekte dhe libra për të ruajtur kujtimet e veçanta të cilat i mban në raft librash të organizuar nga ai.

Por tani, siç transmeton Shekulli shkrimin, veterani dëshiron të zgjerojë koleksionin e tij të kujtimeve, duke i kërkuar publikut të ndihmojë duke i dërguar atij një letër këtë Ditë të Shën Valentinit.

“Këto gjëra të vogla që kanë ardhur deri tani dhe ato që do të vijnë do të jenë një pjesë personale e historisë sime,” shprehu ai.

Majori Bill White mori pjesë në betejën e Iwo Jima në 1945. Beteja e përgjakshme midis marinsave amerikane dhe Ushtrisë Perandorake të Japonisë zgjati pesë javë, duke vrarë afro 7,000 marinsa amerikanë dhe më shumë se 20,000 luftëtarë japonezë. “Një granatë shpërtheu rreth 6 inç nga unë,” tha Bill White.

Veterani, i cili kaloi 30 vjet në detyrë aktive, por doli nga fusha e betejës për shkak të plagëve të tij. Për të çelësi i vërtetë i jetës së tij të gjatë dhe pozitive, tha ai, ishte i thjeshtë: “Vetëm vazhdoni të merrni frymë”.