Lëmsh

17-vjeçari që zbuloi planetin e ri 6.9 herë më të madh se Tokën

17-vjeçari që zbuloi planetin e ri 6.9 herë më të madh se Tokën

Vetëm tre ditë gjatë praktikës së tij verore në NASA, adoleshenti Wolf Cukier zbuloi një planet të ri. Lajmi u bë me dije nga Aeronautika Kombëtare dhe Administrimi Hapësinor.

I ngarkuar për të shqyrtuar të dhënat e mbledhura nga TESS (Transiting Exoplanet Survey Satellite), Cukier vetëm 17-vjeç zbuloi atë që dukej se ishte një anomali në lëvizjen e yjeve brenda një sistemi diellor të veçantë. Pikërisht ky devijim do t’i lejonte Cukier të zbulonte se bëhej fjalë për një planet të ri.