Lëmsh

Qentë antistres

Qentë antistres

Njësitë K-9, janë të zakonshme në departamentet policore. Qentë specialë të policisë zakonisht ndihmojnë në zbardhjen e krimeve ose në gjetje të drogës. Por në Departamentin e Policisë në Fairfax në Uashington, qentë kanë një mision tjetër.

Kafsha që njihet si miku më i mirë i njeriut ndihmon shpirtërisht ata që luftojnë krimin për t’u çliruar nga streset. Ky qen me emrin Jack, është i punësuari më i ri në Departamentin e Policisë në qarkun Fairfax, por që tashmë ka fituar shumë zemra.