Buffett tentoi ta bind Bill Gatesin që të blinte unazën e martesës 370 milionë dollarëshe në dyqanin e tij

Buffett tentoi ta bind Bill Gatesin që të blinte unazën e martesës 370 milionë dollarëshe në dyqanin e tij

07 December 2019 13:31

Warren Buffett ka tentuar që ta bind Bill Gatesin që të shpenzoj afër 400 milionë dollarë për unazën e martesës, sipas librit “The Deals of Warren Buffett Volume 2: The Making of a Billionaire.”.

Shefi i Berkshire Hathaway ka takuar Bill Gatesin e gruan e tij të ardhshme, Melindën, gjatë vizitës së tyre në Omaha në vitin 1993 për të blerë unazën e martesës, transmeton Koha.net.

Buffett i takoi ata në aeroport dhe i shoqëri deri te dyqani Borsheims, i cili ishte nën pronësinë e tij.

Investitori i famshëm i tha Gatesit, njeriut më të pasur në botë, anëtarit të bordit të Berkshire e shokut të afërt të tij, se ai kishe shpenzuar 6% të pasurisë së tij neto, kur ishte martuar në vitin 1951, dhe se edhe Gates duhet ta bënte të njëjtën gjë.

Bill Gates në 1993-ën vlente 6.2 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Pavarësisht se nxitej nga Buffett, ai refuzoj që të shpenzoj 370 milionë dollarë, vlera e të cilave në ditët e sotme është afër 660 milionë dollarë.

“Ne nuk patëm një ditë aq të mirë sa që shpresoja”, me shaka komentoi Buffett.

Bill Gates u martua me Melindën në vitin 1994 pavarësisht se nuk i bleu unazën qindra milionë dollarëshe, dhe ende janë së bashku edhe pas 25 viteve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme