Një djalë pesë vjeçar nga Michigani ka ftuar gjithë klasën nga parashkollori në seancën e adoptimit të tij.
I riu, Michael të enjten i është bashkuar familjes së tij të re.
Në një fotografi të shpërndarë nga Kent County në Facebook, shihet djaloshi i cili është i ulur në një karrige në gjykatë afër prindërve të tij të cilët e kanë adoptuar, transmeton Koha.net.
Pas tij, janë shokët e klasës të cilët valëvisnin disa letra në formë të zemrës të ngjitura në shkopinjë.
Gjatë seancës, të gjithë fëmijët prezantuan vetën dhe treguan pse kishin ardhur të festojnë.
“Michaele është shoku im më i mirë”, tha një djalosh i vogël i quajtur Steven, transmeton BBC.
“Emri im është Lily dhe unë e dua Micheal”, tha një vajzë e vogël.
“Ne e filluam vitin shkollor si familje”, tha mësuesja e Michaelit. “Familja nuk është vetëm DNA-ja sepse familja është mbështetje dhe dashuri”.