Lëmsh

Priten 200 mijë kokë bagëti, sakrifica më e madhe në botë

Priten 200 mijë kokë bagëti, sakrifica më e madhe në botë
 

Besimtarët hindu mblidhen si çdo vit në vendin ku bëhet sakrifica më e madhe në botë me kafshë, në një zonë të largët të Nepalit. 200 mijë kokë bagëti priteshin të thereshin në këtë festival, duke krijuar një imazh sa unik, aq dhe ngjethës, me mijëra kafshë të ngordhura e me kokë të prera që mblidhen në një fushë.

Sakrifica bëhet në nder të perëndeshës Gadimai dhe nis me sakrifikimin e një dhie, miu, derri dhe pëllumbi. Më pas, një shërimtar vendas vjen të ofrojë gjak nga pesë pika të ndryshme të trupit.