Komisioneri britanik në largim thotë se do t’i mungojnë puthjet e Junckerit Foto: The Telegraph

Komisioneri britanik në largim thotë se do t’i mungojnë puthjet e Junckerit

01 December 2019 10:40

Në ditën e tij të fundit në zyrë, komisioneri britanik në Bashkimin Evropian tha se do t’i mungojnë puthjet e herëpashershme nga shefi i tij, Jean-Claude Juncker.

“Nuk pendohem, kjo është pritur të ndodhë, është zhvillimi logjik i referendumit”, ka thënë komisioneri evropian Julian King për Reutersin.

“Do t’më mungojnë përqafimet e ngrohta dhe puthjet e herëpashershme nga shefi im”, ka thënë King për presidentin e Komisionit Evropian, Juncker, i njohur për puthjet në faqe ndaj kolegëve dhe liderëve botërorë, përfshirë edhe presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton Koha.net.

Me Britaninë që pritet të dalë nga blloku më 31 janar, Londra ka refuzuar të emërojë një përfaqësues në Komisionin e ri Evropian, i cili nis punën sot nën drejtimin e konservatores gjermane Ursula von der Leyen, që do të ndihmojë në formësimin e marrëveshjeve politike e tregtare për më shumë se 500 milionë evropianë.

“Kur të takohet komisioni i ri javën e ardhshme, do të jetë për herë parë për një kohë të gjatë pa një komisioner britanik”, tha King, duke shtuar se ai ishte i fundit nga 15 komisionerët që kur Britania iu bashkua atij që më 1973 njihej si Komuniteti Ekonomik Evropian.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme