I biri i Peter Boxellit ka 31 vjet që është i humbur. Nganjëherë, thotë ai, është sikur po jeton në një ankth.
Tentimet për të gjetur Lee’n - një tifoz i Sutton United që ka humbur në moshën 15-vjeçare – kishin përfshirë mijëra orë të policëve, një vit gërmime nëpër varreza të kishës dhe po ashtu shumë apele për ndihmë. Boxell po ashtu nisi kërkesën për ndihmë që arriti deri te finalja e “Britain’s Got Talent” në vitin 2017.
Por, gjatë afatit kalimtar të verës në futboll këtë stinor, Boxell mori një ndihmë tjetër nga një burim i papritur, shkruan sot Koha Ditore.
Skuadra italiane Roma vlerësohet si pioniere sa u përket fushatave në rrjetet sociale, ku më herët kishte postuar çdo gjë: nga ekranet e zeza deri te historia e botës kur zyrtarizonte transferimet e reja. Këtë verë, Roma mori një iniciativë tjetër duke postuar video të fëmijëve të humbur gjatë çdo njoftimi për transferim të një lojtari, ku në disa prej tyre është paraqitur edhe Lee.
Disa tifozë kishin shtruar pyetje fillimisht pse klubi duhet kombinuar gëzimin e transferimit të ri me trishtimin e një familjeje për personin e humbur. Por, në mënyrë të jashtëzakonshme, pesë fëmijë që ishin paraqitur në ato video janë gjetur.
Për fat të keq, Lee nuk ishte një nga ata të gjeturit. Pas disa viteve kërkim, Boxell tash pranon se i biri i tij duhet të ketë vdekur.
Por, kur rasti i Lee’s u paraqit në kanalet e rrjeteve sociale të klubit, disa tifozë të Romës kontaktuan për t’i ofruar Peterit përkrahje dhe për t’i uruar suksese në kërkimin e tij.
Ai thotë se reagimi ishte si një “batanije ngushëllimi”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)