Lëmsh

10-vjeçarja bën listën për Krishtlindje me 26 dëshira, përfshin një lepur dhe 4,000 dollarë

10-vjeçarja bën listën për Krishtlindje me 26 dëshira, përfshin një lepur dhe 4,000 dollarë

Një baba mund të pendohet pasi ka pyetur vajzën e tij se çfarë do të dëshironte për Krishtlindje këtë vit. Ajo ka bërë një listë me 26 dëshira e cila për tu përmbushur kërkon të fitohet një lotari.

Babai i saj ka postuar në Twitter listën e saj me mbishkrimin: “Vajza ime 10-vjeçare duket të ketë dalë nga mendja e saj me këtë listë të Krishtlindjeve”, shkruan mediumi britanik “Mirror”. Njerëzve u ka pëlqyer guximi dhe drejtshkrimi fonetik i saj i gjërave për të cila shpreson t’i gjejë nën pemën e Krishtlindjes.