Kuriozitet

“Hulku iranian” po mendon të debutojë në boksin pa dorëza

Descriptive Text

Mund të vini bast se nuk e pëlqeni atë kur të jetë i nevrikosur. Sajad Gharibi është bërë fenomen i internetit për shkak të fizikut të tij masiv. Madje janë bërë edhe krahasime me figurën e filmave “Hulk”, për çka tifozët sot e njohin si “Hulku iranian”, për shkak të madhësisë së tij.

Me gjatësi 190 centimetra dhe peshë 177 kilogramë, kryesisht muskuj, Sajad gëzon famë të madhe. Ai ka mbi 450 mijë përcjellës në Instagram, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe tash, sipas presidentit të kompanisë BKFC, David Feldman, 27-vjeçari do të boksojë pa dorëza vitin e ardhshëm. BKFC është kompani lidere e boksit pa dorëza.

“Ky djalosh do të bëjë debutimin në BKFC, në fillim të vitit 2020. Do të bëjmë një shou me titull ‘SHBA kundër Iranit: Lufta e Tretë Botërore’. Ai është transferimi ynë më i madh që kemi pasur. Ai do të bëhet me shtëpi këtu dhe ne presim gjëra të mëdha nga ‘Hulku iranian’’.

Për të ndihmuar ushtrimet e tij, Gharibi ha një mëngjes të plotë anglez para se të shkojë në palestër dhe të ushtrojë në pesha.

Ai pritet të jetë një nga më të përfolurit në sport, në vitin 2020.

Çdo gjë pranë tij duket e vogël

Pavarësisht nëse është kënaçe e “Fantas” apo iPhone i tij, Gharibi bën çdo gjë normale të duket shumë e vogël pranë tij.
Në fakt, ai me kënaqësi të madhe poston foto në rrjetet sociale duke bërë gjëra të përditshme, si pirje të ndonjë pijeje apo shënim të ndonjë mesazhi, gjë që duket thjesht qesharake.

Duhet të shihni po ashtu atë duke tentuar të hyjë në veturë.

 (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)