Klubi italian shkarkon trajnerin pas fitores 27:0

Klubi italian shkarkon trajnerin pas fitores 27:0

17 November 2019 09:12

Në një ngjarje të pazakontë, një trajner i një ekipi të ri është shkarkuar sepse ka vënë shembull të keq për fëmijët duke “mos respektuar kundërshtarët” me fitoren 27:0 në futboll.

Jo shumë trajnerë mund të thonë se janë shkarkuar pas një fitore, por kjo i ka ndodhur trajnerit të të rinjve në klubin Invictasauro në Itali, Massimiliano Riccini, shkruan “Football-Italia”.

“Ishim të shokuar dhe thellësisht të mërzitur kur kemi dëgjuar se ekipi i të rinjve ka mposhtur Marina Calcion 27:0. Vlerat e ekipit të të rinjve janë kundër një gjëje të tillë. Kundërshtari duhet gjithnjë të respektohet dhe kjo nuk ndodhi sot. Si president, sinqerisht i kërkoj falje klubit Marina. Njoftoj se drejtorët tanë kanë vendosur, unanimisht, të shkarkojnë trajnerin Riccini. Trajnerët tanë kanë detyrë të trajnojnë lojtarët e rinj, por mbi të gjitha t’i edukojnë. Kjo nuk ndodhi sot”, ka thënë në një njoftim presidenti i klubit Paolo Brogelli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme