Kuriozitet

31-vjeçarja humb gjysmën e peshës për t’u bërë trajnere personale

Një grua që humbi 57 kilogramë brenda dy vjetësh ka zbuluar se si miqtë e ngushtë “e tallnin” pasi u dobësua.

Nicole Caperilla, 31 vjeçe, ia doli të binte në peshë dhe të bëhej trajnere personale për fitnes, por miqtë i thoshin se nuk ishte ende “perfekte”, shkruan “Daily Mail”.

{gallery}

Ajo kishte 120 kilogramë, ndërsa sot ka 63. Caperilla e arriti këtë me vullnet dhe dietë të kujdesshme ushqimore.

Caperilla kishte probleme fizike dhe psikologjike si pasojë e peshës së saj, prandaj iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr disa kilogramë.

Pas kësaj, 31-vjeçarja ndoqi një dietë të pasur ushqimore dhe shkonte vazhdimisht në palestër. Por mikeshat e saj nuk e pritën mirë faktin që u dobësua në një kohë të shkurtër dhe u bë trajnere personale. Ato i thoshin vazhdimisht se do më shumë punë për tu bërë e përsosur dhe përpiqeshin ta demotivonin, prandaj Caperilla i largoi nga jeta.