Kuriozitet

Lot e përqafime në shtetin e Oklahomës pas lirimit të mbi 450 të burgosurve

Mbi 450 të burgosur lanë qelitë në shtetin e Oklahomës ditën e djeshme, duke shënuar kështu lirimin më masiv në historinë e SHBA-së.

Qytetarët e Oklahomës kanë votuar në 2016 një projektligj që parashikon dënim të ulët për personat e kapur me sasi të vogla droge dhe krime të vogla, si vjedhje në dyqane.

Shumica e të liruarve ishin gra dhe fotot e tyre pasi dolën nga burgu bënë xhiron e rrjetit teksa u takuan me familjarët e tyre. Disa prej tyre vuanin dënimin prej tre vitesh përpara se të miratohej ligji për krimet e vogla.

{gallery}