NYT: Trumpi publikoi foto të rreme me qenin hero, s’i dha medalje

NYT: Trumpi publikoi foto të rreme me qenin hero, s’i dha medalje

31 October 2019 09:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të mërkurën shpërndau në rrjetet sociale një fotografi me qenin ushtarak amerikan, i cili e ndoqi liderin sirian të ISIS Abu Bakr-al-Baghdad deri në vdekje, e atë e shpërbleu me medalje.

Ose, të paktën, siç shkruan gazetare prestigjioze New York Times, ky ishte veç një mashtrim i radhës nga Trumpi, transmeton Koha.net.

Medaljen e kaltër që kinse ia ka vënë qenit, Trumpi e kishte modifikuar. Medalje të ngjashme i kishte dhënë në shenjë mirënjohjeje në vitin 2017, James C.McCloughan, mjekut ushtarak që doli në pension. Ai kishte punuar si mjek i ushtrisë amerikane në Vietnam, e medaljen Trumpi ia dha në Shtëpinë e Bardhë.

Image

NYT e ka zbuluar këtë modifikim të Trumpit, dhe ka publikuar edhe fotografitë origjinale. Trumpi, madje kur publikoi fotografinë me qen shkroi “Heroi amerikan”.

Kujtojmë se qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, është mbuluar me lëvdata nga Presidenti Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane.

Image

Ata thanë se qeni "i mrekullueshëm" ka bërë në Siri një "punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen" e terroristit në Siri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme