Pas funeralit shkojnë për të ngrënë tortë, restoranti u shërben gabimisht tortë me marihuanë Foto: Getty Images

Pas funeralit shkojnë për të ngrënë tortë, restoranti u shërben gabimisht tortë me marihuanë

29 October 2019 18:11

Një funeral në Gjermaninë Lindore përfundoi pa dashje në një humor tjetër, kur gabimisht u shërbye një tortë që përmbante marihuanë, tha sot policia gjermane në Rostock.

Pas funeralit, u raportua se të pranishmit u mblodhën në një restorant në Vitagen për të pirë kafe dhe për të ngrënë tortë, zakon ky pas një funerali në Gjermani, por pasi hëngrën tortën, 13 persona ndjeheshin keq dhe kërkuan ndihmën e mjekut, raporton AP.

Hetimi zbuloi se punonjësi i restorantit, përgjegjës për ëmbëlsira, i kërkoi vajzës 18-vjeçare ta bënte gati tortën, por ajo mori tortën e gabuar nga frigoriferi, të bërë për një rast tjetër, dhe e shërbeu në funeral.

Policia tha se vajza 18-vjeçare ishte nën hetim.

Incidenti ka ndodhur në gusht, por për shkak të rastit të ndjeshëm, ai është bërë i ditur vetëm tash./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme