Banorët e Delhit e kremtuan me shpërthime fishekzjarresh festivalin hindu të dritave, ‘Diwali’, ndërsa Gjykata e Lartë e Indisë kishte vendosur që vetëm ato jeshile mund të përdoreshin në këtë rast, pasi ndotin më pak.
Kjo nuk i pengoi njerëzit që të dilnin në rruge për të marrë maksimumin e kënaqësisë nga festa e veçantë.
Diwali, festivali i dritave, është një homazh fetar i kremtuar nga hindutë, sikët, jains dhe disa budistë në mbarë botën. Çdo vjeshtë, miliona njerëz të marrin pjesë në festime që përfshijnë ndezje zjarresh, shërbesa lutjeje e ngjarje të tjera festive.
Ndërsa Diwali ka rëndësi për një sërë arsyesh. Një nga temat kryesore të tij, siç simbolizohet edhe nga mbizotërimi i dritës, është triumfi i së mirës mbi të keqen. I njohur gjithashtu si Deepavali ose Dipavali, ai vjen nga fjala Sanksrite dipavali që do të thotë “një varg apo seri dritash”.
Festivali, i cili është një nga më të rëndësishmit për ata të besimit hindu, mund të gjurmojë origjinën e tij deri në kohërat antike “kur festohej fundi i sezonit të korrjes së verës me shumë pompozitet dhe shkëlqim”. Gjatë Divalit, adhurohet edhe Lakshmi, perëndesha hindu e pasurisë, pasurisë dhe prosperitetit.