Sërish nënë, edhe pse 67 vjeçare Foto: Ilustrim

Sërish nënë, edhe pse 67 vjeçare

28 October 2019 14:18

Një gjyshe 67-vjeçare ka lindur vajzë, në lindje të Kinës, duke u bërë kinezja më e moshuar që sjell në jetë një fëmijë pas një shtatzënie natyrale.

“Gruaja, me emrin Tian, lindi të premten me cezarian në provincën e Shandongut”, njoftoi media lokale, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Materniteti i qytetit Zaozhuang konfirmoi se një 67-vjeçare kishte lindur në mjediset e tij, por pa dhënë detaje.

“Fëmija është një dhuratë nga qielli për ne të dy”, deklaroi bashkëshorti i Tian, 68 vjeç.

Sipas të përditshmes “Global Times”, bebja u quajt “Tianci” që do të thotë “Dhuratë nga qielli” në gjuhën kineze.

Nëse konfirmohet se shtatzënia e Tian ka qenë natyrale, bëhet fjalë për një rekord botëror.

E përditshmja lokale “Jinan Times” theksoi se Tian ishte tashmë mama e dy fëmijëve mes të cilëve një djalë i lindur në vitin 1977, menjëherë para hyrjes në fuqi të politikës vetëm një fëmijë vendosur për të frenuar rritjen e madhe demografike në Kinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme