Lëmsh

“Lonely Planet”: Qytetet më atraktive për t'u vizituar më 2020

“Lonely Planet”: Qytetet më atraktive për t'u vizituar më 2020

Në top dhjetshen renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturore jubilare. Salcburgu kryeson listën e tashmë edhe një qytet gjerman disi i harruar zë vendin e pestë: Ish-kryeqyteti, Bon.

Çdo vit shtëpia botuese australiane "Lonely Planet" klasifikon vendet më të rëndësishme për t'i vizituar duke u bazuar në listën redaksionale të saj. Sivjet me Salcburgun në vend të parë dhe Bonin në vend të pestë klasifikohen në listën top dhjetshen dy qytete nga hapësira gjermanofone!