Kuriozitet

Tre lojtarë të burgosur e një “i kidnapuar”: 50 vjet nga ndeshja famëkeqe

Në pasditen e 22 tetorit të vitit 1969, Osvaldo Zubeldia, trajneri i skuadrës Estudiantes, mblodhi skuadrën e tij në dhomën 704 të hotelit "Nogaro" në Buenos Aires për të mbajtur fjalimin e fundit para se të bënin rrugën për në stadiumin Bombonera për ndeshjen e kthimit të Kupës Interkontinentale kundër Milanit.

Pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë në Itali, ishte një mision shumë i vështirë për t'u bërë, ndonëse jo i pamundur, shkruan sot Koha Ditore.

Para se të futej në dhomë, Zubeldia u kishte thënë gazetarëve të revistës "El Grafico" se çfarë e ka në plan t'u thotë lojtarëve.

"Mendoj se kemi 20 për qind gjasa për sukses, por do të jetë shumë më vështirë nëse humbim kokat tona. Me rëndësi është të mbajmë qetësinë, të luajmë mirë, të tentojmë të fitojmë ndeshjen. Edhe nëse nuk arrijmë të përmbysim disavantazhin nga ndeshja e parë, të bëjmë paraqitje të mirë dhe të mos përjashtohet asnjë lojtar. Luani mirë, dilni në fushë e fitoni, por mos humbisni kontrollin", ishin fjalët e Zubeldias.

Në dhomën e hotelit skuadra e dëgjoi atë. Por duket se nuk e dëgjoi me aq seriozitet. Lojtarët u futën në stadium dhe luajtën me aq tepër dhunë sa që tre prej tyre përfunduan në burg.

Jo se Zubeldia mund të insistojë në pafajësi. Ishte një trajner, skuadrat e të cilit gjithmonë ishin të prira për dhunë dhe për akte poshtërsie. Mesfushori Juan Ramon Veron (një nga dy lojtarët e Chelseat të përfshirë në ndeshje, përkrah portierit të Milanit, Fabio Cudicini) ka thënë se skuadra e Estudiantesit analizonte kundërshtarin, shprehitë, karakterin e dobësitë dhe madje edhe jetët private. Kështu ishin në gjendje të ngacmonin ata dhe të shtynin të përjashtoheshin me të kuq. Si shumë skuadra të suksesshme të veçanta - mendoni për tiki-takan, apo edhe për cataenaccion me pionier Nereo Roccon e Milanit - taktika e Estudiantesit kishte emrin e vet: "El anti-futbol". Me këtë arritën katër herë rresht në finale të Copa Libertadoresit, duke fituar tri prej tyre. Mposhti Manchester Unitedin në Kupën Interkontinentale të vitit 1968.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)