Kuriozitet

Japonezët i lyejnë lopët e zeza si zebra për të parë si ndikon kjo te mizat

Disa studiues japonezë vendosën që të lyenin lopët e zeza me vija të bardha si zebrat për të parë sesi ndikon kjo te mizat.

Nga studimi u vërejt se lopët me vija të bardha kishin prani më të ulët të mizave dhe pickimeve prej tyre sesa lopët e zeza.

“Në lopët e lyera me vija të bardha si zebra kafshimi nga mizat është 50 për qind krahasuar me lopët e zeza. Përveç kësaj, edhe numri i mizave që ulen mbi to është më i vogël”, thanë studiuesit.

Industria blegtorale aktualisht përdor pesticide për të mbrojtur lopët nga mizat. Sidoqoftë, ky hulumtim gjeti përfitimet e përdorimit të ngjyrave më pak toksike dhe ndoshta më të lira, si një alternative për përdorimin kimik./oranews

{gallery}