Kuriozitet

Shqiptarja në Itali gjen macen e rumunes, prangoset se i kërkoi para për t'ia kthyer

Descriptive Text

Pazari për kthimin e maces që tha se e kishte gjetur në rrugë i ka kushtuar prangat një gruaje shqiptare në Itali.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarja 54 vjeçare, emri i të cilës nuk është bërë i ditur është arrestuar, pas denoncimit të bërë nga një rumune, banuese në Itali.

Asaj i kishte humbur macja dhe kishte vënë njoftime kudo nëpër zonë, madje edhe në rrjetet sociale për ndihmë, duke lënë edhe numrat e vet të kontaktit.

Shqiptarja e kishte gjetur macen dhe e ka kontaktuar atë në Whatsapp, duke i thënë se ia jepte macen në këmbim të 1 mijë eurove, përcjell Koha Jonë.

Pas shumë mesazhesh mes tyre, kanë rënë dakord për një shumë prej 300 eurosh. Por ndërkohë pronarja e kishte bërë denoncimin, dhe në momentin e këmbimit policia i ka vënë prangat shqiptares.