Kuriozitet

440 palë këpucë për 440 gra viktima të dhunës në familje

Në disa zona të Turqisë ekziston një zakon që pasi një person ndërron jetë, këpucët e tij/saj lihen te muri i shtëpisë.

Nisur nga kjo, artisti dhe dizajneri grafik, Vahit Tuna nga Turqia, zgjodhi 440 palë këpucë të zeza me takë të lartë për shkak të pamjes dhe simbolikës; 440 palë këpucë për 440 gra viktima të dhunës në familje.

Sipas të dhënave, 440 gra humbën jetën në vitin 2018 në Turqi, si pasojë e partnerëve abuzues.

{gallery}

Artisti sqaroi për mediat lokale se këpucët me takë janë simbol i pavarësisë dhe rezistencës, përzierë me feminitetin. Por tashmë këto gra të vrara nuk kanë më mundësinë të jetojnë të pavarura.

Tuna zgjodhi dy ndërtesa në Stamboll, një në lagjen Kabatas dhe një në Beyoglu, për të vendosur këpucët. Zgjedhja e një vendi të tillë nuk është aspak rastësore. Artisti kërkoi të tërhiqte jo vetëm vëmendjen e të interesuarve të artit, por edhe të kalimtarëve të thjeshtë.

“Ajo që synon projekti është ndërgjegjësimi mbi vrasjen e grave duke e materializuar një fenomen të tillë në skulpturë a monument,” u shpreh ai për mediat./dita