Kuriozitet

Breshkës në Florida i gjenden 104 copa plastike vdekjeprurëse në stomak

Descriptive Text

Rreziku dhe zhdukja e disa gjallesave vjen nga dora e njeriut dhe mungesa e ndërgjegjësimit. Në një plazh të Floridës u gjet një breshkë e vogël të cilës ju zbulua se kishte 104 copa plastike vdekjeprurëse në zorrët e saj.

Zbulimi shkatërrues u raportua nga Qendra e Natyrës Gumbo Limbo në Boca Raton, sipas një postimi të martën në Facebook.

“Kjo breshkë, e cila ka madhësinë e pëllëmbës së dorës, kishte ngrënë 104 copë plastike”, thuhet në postim, shkruan tch.

Mbeturinat e hedhura në oqean mund të zgjasin shekuj dhe nuk shpërbëhen gjithsesi, tregon Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës.

The Gumbo Limbo Nature Center është një projekt bashkëpunues i Qytetit të Boca Raton, Greater Boca Raton Beach dhe Park District, nga Universiteti Atlantic i Floridas, dhe monitoron mbi 800 fole të breshkave të detit çdo vit.