Objektet misterioze që fluturojnë pranë Tokës, mund të jenë alienë që na vëzhgojnë

Objektet misterioze që fluturojnë pranë Tokës, mund të jenë alienë që na vëzhgojnë

02 October 2019 14:59

Një studim i ri, i cili ka ngritur mjaft pikëpyetje, pretendon se asteroidët apo objekte të tjera qiellore që i afrohen Tokës në mënyrë të rrezikshme, mund të jenë në fakt duke u përdorur nga jashtëtokësorët për të na spiunuar.

Shkëmbinjtë hapësinorë dhe trupa të tjerë kozmikë që vijnë rrotull planetit tonë ka gjasa të fshehin sipas hartuesve të studimit, teknologji jashtëtokësore, apo ndoshta edhe vetë alienë!!, përcjell Shqip.

Ata do të ishin të përsosur për operacione vëzhgimi, sepse janë të vegjël dhe të vështirë për t'u djegur.

“Trupa të tillë ofrojnë një mënyrë ideale për të parë botën tonë nga një objekt natyror i sigurt,” shkruan kërkuesi James Benford. Ato sipas logjikës së tij, sigurojnë të gjithë burimet që mund t`I nevojiten një jashtëtokësori: materie, një spirancë e fshehtë dhe maskim. “Të tilla objekte”, vazhdon ai, “janë studiuar pak nga astronomia dhe aspak nga Kërkimi i Inteligjencës jashtëtokësore (SETI) ose radarët planetarë.”

Benford mendon se SETI dhe organizma të tjerë të pajisur me teleskopë, duhet të skanojnë objektet që kalojnë afër Tokës me radarë për të kontrolluar nëse kanë pajisje vëzhgimi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme