Lëmsh

Deshi të zbatonte “porosinë e Zotit” për ta dëbuar “djallin Vladimir Putin”, përfundon në çmendi

Deshi të zbatonte “porosinë e Zotit” për ta dëbuar “djallin Vladimir Putin”, përfundon në çmendi

Aleksandër Gabishev, 51 vjeçari i nisur në këmbë nga Siberia për në Moskë që në muajin mars, ka përfunduar në çmendinë. Plani i tij ishte të zbatonte "porosinë e Zotit", sipas të cilës duhej dëbuar "djalli Vladimir Putin" nga vendi.

Ka përfunduar në çmendinë udhëtimi i Aleksandër Gabishev, personi që ishte nisur në këmbë nga Siberia për në Moskë me objektivin për të dëbuar djallin Vladimir Putin, sepse e kishte porositur Zoti. I arrestuar të enjten, ai u internua në qendrën psiko – neurologjike në Jakutsk, ku do i nënshtrohet disa testeve.