Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sot është Dita e Respektit

18 shtatori shënon Ditën e Respektit. Kjo ditë është themeluar me qëllim që t’i shtyjë njerëzit që të përqendrohen më shumë në mënyrën se si ata mund të respektojnë të tjerët.

Kjo do të thotë që t’u kushtoni më shumë vëmendje të dashurve tuaj, mirëpo në përgjithësi merret si një arsye shtesë që t’i trajtoni njerëzit me mënyra më të sjellshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk ka ndonjë rregull mbi të cilin kjo ditë shënohet, kjo gjë varet nga ju, rrethi dhe nevojat tuaja.

Mund të vizitoni ndonjë të afërm tuajin, apo ta nxirrni partnerin për darkë, përcjell KsP.

Natyrisht, respekti është diçka që duhet të na shoqërojë gjithë vitin, por kjo ditë duhet t‘ju frymëzojë që të mendoni më shumë se si silleni me njerëzit rreth jush.