Lëmsh

Zbulohen 88 gjarpërinj në bagazhin e një pasagjeri në aeroportin e Vjenës

Zbulohen 88 gjarpërinj në bagazhin e një pasagjeri në aeroportin e Vjenës

​Në aeroportin ndërkombëtar “Schwechat” të Vjenës nga bagazhi i një australiani që jetonte në Filipine zbulohen 88 gjarpërinj të gjallë.

Sipas një deklarate nga Ministria e Financave, një ditë më parë oficerët doganorë në aeroport gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhet e një udhëtari konfiskuan 88 zvarranikë të gjallë nga të cilët 43 prej tyre ishin gjarpërinj helmues.