Lëmsh

Dështon misioni indian në Hënë, stacioni hapësinor humb kontaktet me sondën

Dështon misioni indian në Hënë, stacioni hapësinor humb kontaktet me sondën

Përpjekjet historike të Indisë për të prekur Hënën, duket se dështuan pak para momentit final. Shkencëtarët humbën kontaktet disa minuta para mbërritjes së sondës “Chandrayaan-2”, transmeton VizionPlus raportimet.

Shefi i Organizatës indiane për kërkime në Hapësirë Kailasavadivoo Sivan, njoftoi në orët e para të së shtunës se stacioni hapësinor nuk kishte kontakte me sondën.