Një lloj i ri dinozauri është identifikuar nga disa studiues japonezë të cilët kanë rindërtuar një skelet thuajse të tërë.
Skeleti i cili kap gjatësinë e 8 metrave është më i madhi i gjetur në Japoni.
Pasi u analizuan qindra kocka 72 milionë vjeçare ekipi, i cili drejtohej nga Universiteti i Hokkaidos, doli në përfundim se skeleti i përkiste një lloji të ri dinozauri, pjesë e familjes së hadrosaurideve, të ashtuquajtur dinozaurë me sqep rose, një kafshë e fundit të periudhës gjeologjike cretaceous, përcjell TCH.
Një pjesë e bishtit të tij ishte gjetur në vitin 2013 dhe nga gërmimet e mëvonshme u gjet i gjithë skeleti.
“Ekipi vendosi ta quajë atë ‘Kamuysaurus japonicus’, që nënkupton ‘zoti i dragoit japonez”, sipas një komunikate të universitetit.
Zbulimi u publikua në revistën e specializuar britanike “Scientific Reports”.
-
7 shtator 2019 10:13
-
Shpërndaje në: